| Teknikat e Laboratorit |
|
|
|
|
Fekondimi në Laborator (IVF) Vezët që mblidhen në fund të kurës së hormoneve , vihen në lëngun ku ndodhet sperma e marrë nga bashkëshorti i pacientes dhe pritet krijimii fekondimit.Embrionet që përftohen nga vezët e fekonduara sipas zhvillimit të tyre vendosen brenda mitrës në momentin që mendohet si më i përshtatshëm. Pllenim i Asistuar Në rrethinat e embrionit normalisht gjendet një shtresë që mbron embrionin i njohur me emrin zona pellucida.Kjo shtresë hollohet dhe çahet kur embrioni arrin një fazë të caktuar.Në këtë mënyrë embrioni mund të vendoset në pjesën e brendshme të mitrës në endometrium. Por , kjo shtresë mund të jetë më e trashë se zakonisht tek disa paciente.Për këtë arsye duhet të lehtësohet veprimi I hollimit dhe çarjes së kësaj shtrese.Këtij veprimi i thonë `assisted hatching` Embrioni normalisht ndahet vazhdimisht pas fekondimit.Me vazhdimin e këtyre ndarjeve, embrioni në 5.ditët e tjera pas fekondimit arrin në fazën që quhet blastokist.Në këtë fazë zgjidhen blastokosistet më cilësore në transferimin e embrioneve dhe lihen në mitrën e gruas.Avantazhi më i rëndësishëm i transferimit të blastokisteve është pakësimi i rrezikut për shtatzani të shumëfishta për shkak të dhënies së një numri më të vogël embrionesh si dhe rritja e shanceve për shtatzani. Është veprimi që bëhet për ngrirjen për përdorim në tentativat e mëvonshme të embrioneve cilësore të përftuara dhe të patransferuara.Në sajë të zhvillimeve në rrethet kulturore të përdorura në aplikimet për fëmijët në provëz po rritet nga dita në ditë numri i embrioneve cilësorë.
Hyrja e përcaktimit gjenetik në aplikimet e fëmijës në provëz i ka krijuar shumë pacienteve mundësinë për tu bërë me fëmijë. Nga çdo embrion i përftuar nga pacientat e marrë në kurim me metodën e bebes në provëz merret një qelizë e cila vihet nën kontroll për përcaktimin gjenetik dhe kontrollohet egzistenca e ndonjë sëmundjeje gjenetike apo të të gjitha sëmundjeve gjenetike që ka pacienti në këtë qelizë të vetme.Ky veprim përsëritet për çdo embrion dhe kështu përcaktohet cili embrion është mbartës sëmundjesh dhe cilët janë të shëndetshëm.Në këtë mënyrë çifteve i jepet shanci për të patur një fëmijë të shëndetshëm. PËRMBLEDHJE Aplikimi për bebe në provëz mund të ndahet shkurtimisht në 5 pjesë : 1.Nxitja e vezoreve me ilaçe : Bëhen përpjekje për arritje të një numri të madh vezësh duke përdorur ilaçe nxitëse për vezoret.
Nxitja e tepërt e Vezoreve ( OHSS ) : Normalisht në bebet në provëz ose në mikroinjeksion duke u nxitur vezoret në mënyrë të kontrolluar , bëhen përpjekje për tu arritur sa më shumë vezë.Por vezoret duke treguar së tepërmi efekt ndaj ilaçeve nxiten në mënyrë të theksuar.Kjo gjendje njihet si Sendroma e Hiperstimulimit të Vezores (OHSS).OHSS është një tablo e padëshirueshme që mund të shfaqet në mënyra të ndryshme.Përveç pacienteve të reja dhe atyre me vezore polikistike ku OHSS shihet , mund të shihet tek çdo pacient.Për këtë arsye kur pacienteve i jepet grupi i ilaçeve gonodotropin duhet tu bëhet eko dhe analiza e hormonit të estradiolit dhe ndjekja për së afërmi e e vezoreve. Infeksion : Sado që rrallë , veza mund të zhvillohet edhe pas veprimit të mbledhjes.Kur keni dhimbje barku ose rritje temperature duhet të shkoni përnjherë tek doktori juaj pa e lenë pas dore. Gjakderdhje : Sado që rrallë , pas përfundimit të veprimit të mbledhjes së vezëve mund të ndodhë gjakderdhje si pasojë e dëmtimit të një damari në zonat ku kalon gjilpëra.Në duar me eksperiencë shihen goxha rrallë komplikime të tilla.Në përgjithësi gjakderdhje të tilla ndalohen me tampona por sado që ndodh rrallë në dëmtimin e një damari të madh mund të nevojitet operacioni. Problemet që hasen gjatë kurimit : Gjatë kurimit të bebes në provëz dhe mikroinjeksionit mund të hasni disa probleme.Këto probleme bëhen shkas për ndërprerjen e kurimit. Këto janë: Zhvillimi i pamjaftueshëm i Vezëve: Megjithë ilaçet e përdorura vezoret mund të mos përgjigjen dhe folokulat mund të mos krijohen në numër të mjaftueshëm.Kjo situatë sadoqë mund të shihet më tepër tek pacientet me rezervë të vogël vezësh, mund të shihet tek çdo paciente. Në raste të tilla duhet të ndërpritet kurimi dhe të anullohet procedura. Por në raste të tilla dhe vendimi i pacientes është shumë i rëndësishëm. Mospërfitimi i Vezëve: Megjithë aspirimin e folikulave që zhvillohen në vezoret mund të mos gjenden vezë në to.Situata që quhet sendroma e folikulës së boshatisur mund të shkaktohet nga mos bërja e gjilpërës HCG në kohën ose sasinë e duhur ose mund të shkaktohet dhe nga ilaçi vetë.Në raste të tilla duhet të ndërpritet kurimi për arsye se nuk do të kalohet në shkallët e tjera të kurimit. Pamundësia e mashkullit për të dhënë spermë ose mospërfitimi i spermës nga testikujt: Dijenia e faktit që mashkulli ka probleme në dhënien e spermës krijon mundësinë e marrjes së disa masave paraprake.Për këtë arsye ky problem i duhet treguar pa u druajtur doktorit tuaj që në fillim.Meshkujt që nuk vuajnë nga ky problem por që ditën në të cilën do të mblidhen vezët nuk mund të japin dot spermë për shkak të ndikimit psikologjik , pasi të kenë provuar çdo rrugë mund të kërkojnë ndihmën e urologut.Por nëse sërish nuk arrihet gjë , atëhere mund të zgjidhet rruga e marrjes së spermës duke hapur testikujt.Tek meshkujt azospermikë i duhet dhënë fund kurimit në këtë fazë nëse nuk gjendet spermë ditën e procedurës . Moskryerja e Fekondimit: Gjatë procedurave të laboratorit si gjatë procesit të bebes në provëz (IVF) ashtu dhe gjatë atij të mikroinjeksionit mund të ndodhë që të mos kryhet fekondimi megjithë bashkimin e vezëve me spermën.Rrallëherë ndodh një gjë e tillë gjatë procesit të mikroinjeksionit por sidoqoftë nuk mund të përjashtohen rastet kur ndodh nga anormalitë e shkaktuara nga disa vezëapo sperma.Për këtë arsye është shumë i rëndësishëm përcaktimi i llojit të kurës që është i përshtatshëm për pacientin.Por nëse nuk ndodh fekondimi duhet të ndërpritet kurimi në këtë fazë dhe të kërkohet arsyeja e moskryerjes së fekondimit. Moszhvillimi i Embrionit: Megjithë kryerjen e fekondimit të vezëve këto të fundit mund të mos ndahen dhe mund të mos kryhet zhvillimi i embrionit.Edhe kjo situatë mund të jetë e shkaktuar nga ndonjë çrregullim në zhvillimin e vezëve ose spermës.Për këtë arsye duhe të ndërpritet kurimi dhe të kontrollohet dhe një herë shkaktari i kësaj situate. PROVOJENI FATIN TUAJ.POR NË KOHËN DHE ADRESËN E DUHUR….
|







