arn_komunikim
arn_rezultateve
arn_ngarkoje
To have Jinemed-IVF Turkey mobile application , please swap your phone over the code below.
If you dont have a code reader, please download it via your smartphone by searching for it as "qr code reader"
Please click here for download iphone application for your cell phone.

or search for ivf turkey in app store

For android Please click here for download application for your cell phone.

qr

 

Name:

Email:

Arsyet e Infertilitetit tek Gratë pdf Shtyp Email


Arsyet e Infertilitetit tek Gratë

Probleme të Shkaktuara nga Vezët

Në kushte normale një nga vezët e papjekura në vezore , zhvillohet rritet dhe plas çdo muaj  dhe në këtë mënyrë  ndodh ovulacioni. Anovulacioni është mos kryerja i ovulacionit. Anovulacioni është arsyeja më e rëndësishme e  çrregullimeve në ciklin menstrual dhe infertilitet.Edhe megjithse cikli menstrual mund të ndodhë ovulacioni mund të mos ndodhë.

Në rastet e ovulacionit të çrregullt (anormal) , dita e prodhimit të vezëve ndryshon vazhdimisht. Kjo shkakton 5-25 %  infertilitetin.

Për të përcaktuar nëse ovulacioni ndodh apo jo tek një grua bëhen testet e mëposhtme.
  • Bëhet ndjekja e ovulacionit me eko.
  • Kontrollimi i nivelit të hormonit të progresteronit në serum. (në ditën e 19,21 dhe 23 te menstruacioneve)
  • Kontrollimi i temperaturë bazë të trupit.
  • Marrja e një pjese të mitrës para ciklit të menstruacioneve dhe kontrolli patologjik i saj.

Nëse shihet se nuk prodhohen vezët fillon kurimi me ilaçe.Në më shumë se 80% të grave që marrin ilaçe për ovulacionin shikohet se fillon prodhimi i rregullt i, vezëve. Nëse nuk ka ndonjë problem tjetër për tu kuruar , në më shumë se gjysma e pacienteve mund të arrihet  shtatzania brenda 6 muajve.

Problemet që kanë lidhje me gypat e Fallopit

35% të arsyeve të infertilitetit shkaktohen nga çrregullimet në gypa.

Tubat e bllokuar , tubat me elemente që ngjiten brenda tyre , dëmtimet që ngelen në gypa pas kalimit të tuberkulozit  , ose gypat me natyrë të përdredhur apo me kiste shkaktojnë mosfunksionimin e mire të tyre. Gjatë kohës së kryerjes së HSG-së  , me anë të presionit që krijon lënda radioopake disa herë mund të hapen bllokimet mukozale të gypave.Për këtë arsye duhet të paralajmërohen pacientet  se pas HSG-së mund të ngelin vetvetiu shtatzënë.Pas përcaktimit të anormalisë me anë të HSG-së mund të bëhet histeroskopi për  të qenë të sigurt në to ose për ti kuruar ato.

Problemet që kanë lidhje me Mitrën


Shtresa  e brendshme e mitrës (endometriumi) , është shtrati në të cilin embrioni vendoset dhe merr lëndët e para ushqyese.Mos arritja e trashësisë së duhur e këtij zari , zgjatimet e qelizave të quajtura polipe , miomat  , elementet ngjitëse brenda mitrës pengojnë mbajtjen dhe ngulitjen e  embrionit.Duhet të kontrollohet nëse në mitër ka elementë ngjitës , si dhe nëse mitra është e boshatisur ose jo dhe nëse ka ose jo mioma në të.Histeroskopia në këtë temë është një nga metodat më efektive të përcaktimit dhe kurimit.

Problemet e Zverkut

Sekrecionet (antitrupat) që i vrasin ose i kthejnë spermatozoidet në të pavflefshme mund të gjenden si  në mukozën e zverkut , në sipërfaqen e spermës në sekrecionin seminal ose në të treja këto në të njëjtën kohë.Mukoza e zverkut që përfitohet nga gratë , sperma që merret nga burrat dhe kampionët e gjakut që merren nga ata të dy, shërbejnë për të përcaktuar këto antitrupa. Metoda më e lehtë  e kurimit është mënyra e pregatitur me teknika të veçanta , në të cilën kryhet veprimi i pllenimit (me anë të shiringës) duke i injektuar spermat që lëvizin shpejt. Nëqoftëse nuk arrihet shtatzania me tre ose më shumë pllenime , mund të kalohet në metoda
më të përparuara të kurimit si IVF-ja dhe mikroinjeksioni.

Problemet që kanë lidhje me membranën e barkut

Ndodhja e shumë elementeve ngjitëse brenda barkut , mund të shkaktojë ndalimin e marrjes së vezëve nga gypat dhe si rrjedhojë mund të bëhet shkak për infertilitet. Për ta përcaktuar bëhet laparoskopia.Laparoskopia , është një lloj veprimi kirurgjikal nëpërmjet të cilit është e mundur të shihen organet e brendshme dhe nëse ka mundësi krijon kushtet për kurim. Vetëm endometrioza që përcaktohet nga laparoskopia , është 35% arsye për infertilitet tek gratë.

Infertiliteti i Pashpjegueshëm dhe Faktorët që paraqiten rrallë

Në rastin kur arsyeja që shkakton infertilitetin nuk gjendet edhe pas gjithë analizave dhe kërkimeve të bëra , thuhet se kemi të bëjmë me infertilitete të pashpjegueshëm.
Në kurimin e infertilitetit të pashpjegueshëm , aplikohen kurat e pllenimit dhe induksionit  të ovulacionit , por shancet janë të ulta.

Faktori Moshë

Në vitet në vijim pas ciklit të parë menstrual , shancet për shtatzani nuk janë të larta. Në kushte normale një çift që nuk mbrohet ka 80% shance për shtatzani në vitin e parë të martesës  , në vitin e dytë 10% , në vitin e tretë 1,2% dhe në vitin e katërt 0,6%. Tek gratë  pas moshës 40 vjeçare ulen së  tepërmi shancet për shtatzani.Në 40 vjeç dhe më shumë megjithse rregulli i ciklit menstrual është kryesisht normal , mundësia për të ngelur shtatzënë bie më shumë se 10%.Edhe nëse vezët zhvillohen dhe ovulacioni kryhet , është shumë  i vështirë fekondimi i vezëve të krijuara.Duhet të kihen parasysh se dhe nëse arrihet shtatzania , mosha e lartë e nënës mund të shkaktojë anormalitetet e kromozomeve dhe rrezikun për dështim.


Testet e Infertilitetit

Testet që bëhen për Inferitilitetin tek Gratë Testet e hormoneve Tek gratë kontrolli më rëndësishëm midis kontrolleve që bëhen mbi riprodhim ,është  përcaktimi i niveleve të hormoneve.FSH , LH, Ostradiol , Prolaktinë , Testosteron , DHEA-S dhe TSH , japin të dhëna të rëndësishme në lidhje me riprodhimin dhe bëhen ditën e 2 ose të  4. të ciklit menstrual. Sidomos pacientet me nivel të lartë FSH-je duhet të paralajmërohen mbi shpejtimin e kurimit sepse nivelet e larta të FSH-së janë një shenjë që tregon se funksionet e vezëve po dobësohen.

Histerometria

Për të gjitha kurimet që do të ushtrohen gjatë kurimeve të programit për bebe në provëz është shumë e rëndësishme të dihen veçoritë anatomike të uterusit (mitrës). Për këtë arsye bëhet matja e gjatësisë së gojës dhe brendësisë së mitrës , duke u futur nga goja e mitrës dhe duke u futur deri sa të prekë majën e mitrës me anën e një shkopi metalik (histometër). Gjatë këtij veprimi që është pjesë e vizitës gjinekologjike , mund të ndihet pak dhimbje.

Laparoskopia

Është një lloj veprimi i cili  bëhet nën anestezi të përgjithshme , nga një vrimë e hapur në madhësinë 1-2 cm brenda barkut ku futet teleskopi fiberoptik i cili kontrollon organet  në mënyrë të detajuar dhe nëse nevojitet kryhen veprimet e duhura kirurgjike.Përveç  përdorimit si përcaktues , përdoret gjithashtu dhe në kurimet e shumë sëmundjeve të grave si endometrioza , kisti i vezëve , shtatzani e jashtme , elementet ngjitëse brenda barkut dhe miomat.

Ndjekja e Vezëve

Në ditët tona metoda më delikate që bëhet për ndjekjen ovulacionit (prodhimit të vezëve) është ultrasonografia (USG) me anë të së cilës bëhet vëzhgimi i vezëve dhe ndjekja e zhvillimit të vezëve. E kryer gjatë ditës së 3 ose të 4. të ciklit menstrual  , përveç qëllimit të saj bazë për ndjekjen e zhvillimit të vezëve  , është e rëndësishme dhe sepse vëzhgon kistet që mund të krijohen në atë periudhë.
Mund të shihet zhvillimi i vezëve (18-24 mm) duke u përsëritur ndjekja çdo ditë pas Ditës së 8-10 të ciklit menstrual.Vezët që kanë arritur në një diametër të tillë kanë ardhur në fazën e ovulacionit.Ky  kontroll jep gjithashtu të dhëna të rëndësishme në lidhje me vezët dhe strukturën e mitrës tek çiftet infertile.

HSG (Filmi i Mitrës)

Histerosalpingografia (HSG) që është një nga testet më të rëndësishme në përcaktimin e infertilitetit , është një nga kontrollet më të rëndësishme që kryhet për vëzhgimin e brendësisë së mitrës dhe kanaleve riprodhuese përpara fillimit të ndonjë kure tjetër.Lëngu me ngjyrë që futet në mitër nëpërmjet gojës së saj , është për teknikën e vëzhgimit të kalimit të lëngut midis mitrës dhe organeve të riprodhimit.Nuk shihet kalimi i lëngut midis kanaleve riprodhuese të bllokuara dhe me elementë ngjitës. Ky veprim nuk kërkon anestezi dhe mund të ndihet pak dhimbje gjatë kryerjes së tij.

Histeroskopia

Është metoda më efektive përcaktuese për shikimin e gjendjes së brendshme të mitrës. Nuk përdoret vetëm në përcaktim , por nëse nevojitet të jep mundësinë e kryerjes së disa ndërhyrjeve të vogla kirurgjike në të njëjtën seancë.Veprimi kryhet kryesisht nën anestezi të përgjithshme.Është një veprim i thjeshtë por efektiv sidomos për kurimet që bëhen  për perdet brenda mitrës (septum) , polipet ose miomat.

Rezervat e Vezëve

Një foshnjë femër kur lind ka afërsisht 1-2 miljon vezë në vezoret e saj.Këto vezë fillojnë e bien në numër me kalimin e kohës deri në fillimin e ciklit të  parë menstrual afërsisht deri në 400.000  vezë. Pas ciklit të parë menstrual dhe deri në hyrjen në menopauzë , në çdo periudhë të ciklit menstrual , disa vezë fillojnë të piqen.Por në përgjithësi vezët e tjera që mbeten zhduken me kalimin e kohës.Rezerva e vezëve është pjesa  e vezëve që ndodhet në vezore.Rezerva e vezëve sadoqë ndryshon në numër nga një grua tek tjetra , me kalimin e kohës vjen duke u  pakësuar.Përcaktimi i rezervës së vezëve është shumë i rëndësishëm tek pacientet të cilave do t’u aplikohet kura e bebes në provëz domethënë kura e mikroinjektimit.Sepse në këto lloj kurash bëhet   përpjekje për t’u arritur sa më shumë vezë me cilësi të lartë.Por , nëse rezerva e vezëve është e vogël , ashtu siç nuk do të arrihet të merren vezë në sasinë e duhur , po ashtu dhe suksesi i kurimit do të jetë i ulët.Për përcaktimin e rezervës së vezëve nevojiten disa lloje testimesh të hormoneve ( FSH , LH , Estradiol etj) dhe vizita e ultrasonografisë.Nuk është e mundur rritja apo kurimi i rezervës së vezëve pas përcaktimit të saj  , por në kurim mund të jepet informacion se çfarë rruge do të ndiqet më pas.

Faktorë të tjerë që pakësojnë rezervën e vezores :

  • Operacione të mëparshme në vezore.
  • Nëse njëra nga vezoret është marrë për çfarëdo lloj arsyeje.
  • Kiste të formuara në vezore që shkaktojnë humbjen e indeve.
  • Elemente të forta ngjitëse të mbetura nga infeksione të kaluara ose operacione.
  • Qelbëzimet dhe infeksionet e vezores.
  • Endometrioza
  • Qëndrimi për një kohë të gjatë nën ndikimin e radioaktivitetit
  • Marrja e kurave të kimioterapisë dhe radioterapisë
  • Pirja e duhanit.

 

 

 
TURKEY tel
90 850 420 10 70 Germany tel 0231 177 2511 dockling
UK tel 020-30020759 USA tel 1-646-290-9068