| FAQ |
|
|
|
|
1- Pse duhet të zgjedh institutin tuaj për kurimin e infertilitetit ? Jinemed ka 17 vjet eksperiencë dhe një numër herësh të para (zbulimesh) nën emrin e saj , ku përfshihen : Qendra e parë të IVF në Stamboll E para që ka sjellë në Stamboll teknikat e IVF , ICSI , PGD , IVM dhe Ngrirjen e Lëvozhgës Vezore. Stafi jonë përdor teknikat e riprodhimit më të përparuara në botën e mjekësisë.
Spitali Jinemed është në kontakt me Doktorë të famshëm Turq në SHBA si për shembull Dr.Kutluk Oktay i Cornell- it në New York për shërbimet e konsultimit që kanë lidhje me zhvillimet mjekësore dhe përparimet në teknologji. Nuk ka pagesë plus për teknikat ndihmuese si ICSI , Pllenimi i Asistuar , Transferimi i Blastocysteve. Pagesat tona me kosto të ulta , janë një zgjidhje financiare për pacientat që nuk mund ti paguajnë këto kurime në shtetet e tyre.
Ne besojmë se pjesa më e rëndësishme në kurimin e IVF është komunikimi midis pacientit dhe doktorit. Për këtë arsye , ne do t’ju përgjigjemi me anë të postës elektronike ose telefonit sa më shpejt që të jetë e mundur. Shumica e bashkëveprimeve tuaja të para do të bëhet me Koordinatorin Tonë të Pacientave Ndërkombëtarë. Pacientat mund të përdorin gjithashtu dhe konferencat nëpërmjet videos duke përdorur programin SKYPE. http://www.skype.com Së pari ne marrim aplikimin e pacientit. Nëse ka ndonjë informacion që mungon ne e këshillojmë pacientin. Ne punojmë ngushtësisht me gjinekologun lokal të pacientit në mënyrë që ta kuptojmë situatën mjekësore më qartë. Që kur bëheni një pacient i Jinemed-it , kurimi me profilaktikët gojorë ju fillon në ditën e 1-rë të Ciklit (dita e pare e ciklit menstrual) dhe vazhdon për 21 ditë.Data e udhëtimit tuaj me avion do të rregullohet në mënyrë të tillë që të koinçidojë me ditën e fundit të fazes së kontraceptivëve , dhe pacienti do te jetë në Turqi ditën e dytë të ciklit tjetër menstrual. Rregullimi i poshtëm duke përdorur Injektimet Lucrin preferohet nëse pacientat mund ti gjejnë ato në vendin e tyre.
Qëndrimi i tërë për një cikël është afërsisht 17 netë. Kurimi fillon ditën e dytë të ciklit tuaj menstrual.Do t’ju bëhet stimulimi i vezores në mënyrë mjekësore dhe do të vëzhgohen shumë afër me anë të ekos. Përfitimi i vezëve kryhet duke përdorur anestezi.Gjatë kësaj kohe , merret sperma nga partnei mashkull dhe pastaj kryhet injektimi intracitoplazmik i spermës (ICSI). Tre ditë pas zhvillimit të embrionit , do të kryhet transferimi i embrionit (ET).Në këtë procedure anestezia bëhet me dëshirën e pacientit. Pas dy ditësh , çifti mund të kthehet në atdhe. 17 netët e qëndrimit mund të reduktohen nëse gjinekologu juaj merr përsipër një pjesë të fillimit të kurimit.
Stimulimi i formimit të vezëve mund të zgjasë afërsisht 12 ditë .
a) Çfarë vëzhgimi bëhet gjatë fazës kuruese të stimulimit ? (p.sh Testime gjaku për matjen e ostrogjeneve , progesteroneve dhe grafive) ? Vlerat e fshikzës dhe nivelet e hormoneve në gjak do të tregojnë kohën e dëshirimit të gametës. b) Çfarë duhet të kërkoni (gjatë vëzhgimit) për të vendosur se kur do të bëhet grumbullimi ivezëve ? Vëzhgimi i reagimit vezor bëhet me anë të grafive ultrasound dhe nivelit të hormoneve të gjakut. c) Sa vezë mund të prisni të merrni gjatë periudhës së grumbullimit të vezëve?Pritet që të rifitohen 10-12 vezë.
a) Gjatë kohës së procedurës do me bëhet anestezi e përgjithshme apo do më jepet qetësues? Do t’ju jepet qetësues gjatë kohës së mbledhjeve të gametave dhe nuk do të ndjeni dhimbje. b) Çfarë qetësuesi do me nevojitet / do më jepet pas grumbullimit të vezëve? Do t’ju nevojiten / jepen ilaçe të lehta qetësuese pas mbledhjes së gametave.
7- A egziston ndonjë gjë që mund të bëjmë për të përmirësuar cilësinë e vezëve apo të spermatozoideve? (psh . faktorët e mënyrës së jetesës apo ndonjë gjë tjetër). Pas këtij momenti s’mund të bëni më asgjë për të përmirësuar cilësinë e vezëve dhe spermatozoideve. Mund të lini cigaren nëse e pini.
a) (Mesatarisht) sa ditë pas grumbullimit të vezëve mund të ndodhë? Transferimi i embrionit bëhet 3-5 ditë pas mbledhjes së gametave. b) Deri në atë kohë sa qeliza mund të priten? (jemi mirënjhës për përgjigjen tuaj mbi blastocitet dhe asistimit gjatë procedurës së ngjizjes ) Ngjizja e asistuar është ende e debatuar si temë e megjithatë neve zotërojmë aparat lazer dhe ngjizjen e ushtrojmë mbi gratë me moshë mbi 35 vjeç ose / dhe kur emrionet kanë një shtresë të trashë.Gjithashtu ngjizja e asistuar përdoret dhe në rastet kur pacientja ka pasur disa transplantime të mëparshme të pasuksesshme në ciklin e IVF.Transferimi i blastociteve ushtrohet në qendrën tonë në rastet kur pacientja zotëron më shumë se 10 vezë.
c) Si do ti klasifikonit embrionet? Klasifikimi i embrioneve bëhet sipas numrit dhe paraqitjes së qelizave (blastomereve) d) Në çfarë rrethanash do ta ngrinit një embrion “rezervë”? Nëse embrionet rezervë janë në formë të mirë dhe ndihma e blastomereve është e mjaftueshme , ata janë të vlefshëm për tu ngrirë.
Ju mund të udhëtoni 1-2 ditë pas transferimit të embrioneve. 11-Po sikur të nevojitet ndonjë medikament pas transferimit të embrioneve – do të ma përshkruani atë mua para se të kthehem në shtëpi? Ne do t’jua japim juve të gjitha ilaçet para se të ikni nga Turqia.Pacientat mund ti marrin gjitashtu këto medikamente dhe nga farmacitë kolege .
Çdo pacient reagon në mënyrë të ndryshme ndaj stimulimit vezor.Disa herë kurimet anullohen për shkak të reagimit të pakët vezor ose për shkak të mbi stimulimit vezor.Një arsye tjetër për ndërprerjen e kurimit është mos-prezenca e spermës tek pacientat azospermikë pas procedurës së biopsisë së testikujve.(Mikro-TESE).
Sidoqoftë , duhet ta keni gjithmonë parasysh se përfshihen disa rreziqe në kurimet e infertilitetit .Jo çdo pacient reagon njëlloj. Për shembull , vezoret e disa pacienteve reagojnë dobët ndaj stimulimit dhe si përfundim i kësaj nuk arrihen të përfitohen dot vezët.Në raste të rralla , mund të ndodhë hiperstimulimi i vezores , që kërkon kujdes të menjëhershëm mjeksor. Në situata të tilla , kurimi do të anullohet ose pacientave do t’u paraqitet një lloj kurimi tjetër. Për sa i përket kurimit të infertilitetit tek meshkujt , nëse nuk do të jetë e mundur të përftohet spermë nga pacientat azoospermikë pas përdorimit të të gjitha teknikave të mundshme (duke përfshirë këtu shtrydhjen me anë të kirurgjisë) , kurimi do të anullohet ose do të jetë e nevojshme përfitimi i spermës të donorëve.
Nëse rezultati është negative , ne do të diskutojmë arsyet e mundshme për këtë , dhe do të përpiqemi të gjejmë rrugë të tjera që mund të kurojnë në mënyrë të suksesshme problemin tuaj të infertilitetit.
Drejtori Ynë Mjekësor , Dr.Teksen Çamlıbel , është anëtar i (ASRM) Shoqërisë Amerikane të Mjekësisë Riprodhuese dhe (SART) Teknologji Riprodhuese e Asistuar , dhe si një klinikë e respektuar , ne ndjekim direktivat e këtyre organizatave.
Sidoqoftë , Koordinatori Ynë i Pacientave Ndërkombëtarë mund t’ju ndihmojë ju me agjentët turistike që bashkëpunojnë me ne.
2005 PROFILI I CIKLIT ART –Diagnozat e Pacientit
Statistikat janë dhënë nga Spitali Jinemed.
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||








IVF - Pyetjet me te shpeshta


